Shtyhet sërish ndeshja Juventus-Napoli
BKT
Sport

Shtyhet sërish ndeshja Juventus-Napoli

Juventus-Napoli, ndeshja e prapambetur e javës së 3-të të Seria A, e planifikuar për tu luajtur në datën 17 mars është shtyrë përsëri pasditen e sotme nga Gjykata Sportive në Itali.

Gjykata vendosi që ndeshja të luhet në datën 7 prill në orën 18:45, transmeton Panorama. Një vendim u mor dhe për sfdën tjetër,  Lazio-Torino. Gjykata nuk pranoi t’ja jepte Lazios rezultatin 3-0 në tavolinë dhe do rishikohet përsëri një datë tjetër për tu luajtur kjo ndeshje.