Si do të zgjidhet kryetari i ri i LDK’së në pandemi, flet Isa Mustafa
BKT
Lajme

Si do të zgjidhet kryetari i ri i LDK’së në pandemi, flet Isa Mustafa

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mbahet nesër (e diele) më 14 mars ku do të zgjidhet kryetari i partisë, duke respektuar në tërësisht masat anti-COVID-19, të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Kështu tha kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa po ashtu u shpreh se kjo iu është bërë me dije të gjithë delegatëve, nëpër ftesat të cilat i kanë marrë.

“Në ftesë ua kemi bërë me dije delegatëve se do të respektohen masat anti-COVID. Kjo, sa jam i informuar, nënkupton matjen e temperaturës para se të hyjnë në sallë, dezinfektimin e duarve, bartjen e maskave, distancën nga njëri-tjetri, mos përshëndetjen me duar. Po ashtu edhe dezinfektimin e plotë të sallës”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.

Kuvendi i LDK-së siç tha Mustafa do të fillojë nesër (e diel) nga ora 10:00.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të dielën do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm ku do të zgjidhet kryetari dhe organet tjera të partisë, kjo pasi nga zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit kjo parti u rendit e treta me radhë me 15 mandate të fituara në Parlamentin e Kosovës, e përbërë prej 120 deputetëve,  i cili rezultat jo i mirë për LDK-në, bëri që kryetari i saj Isa Mustafa të jap dorëheqje nga pozita e tij.

Ndërkaq, deri më tani për kryetar të LDK-së kanë shpall kandidimin, nënkryetari i saj i deritashëm Lutfi Haziri, anëtari i kryesisë Lumir Abdixhiku, Anton Quni- ministër në detyrë i FSK-së dhe Besian Mustafa – ministër në detyrë i Bujqësisë, si dhe zëdhënës i kësaj partie.


MË SHUME NGA Lajme