Vjosa Osmanit i del edhe një problem për postin e presidentes
Një marrëveshje e nënshkruar nga Albin Kurti kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani me 14 janar të këtij bëri shumë bujë. Vjosa pas kësaj marrëveshje hyri në listën e Vetëvendosjes, madje edhe u bë kryesuese e saj.
Por janë disa detaje që pak kush i ka vërejtur tek kjo ‘kontratë’ mes këtyre dyve.
Në asnjërën pikë të saj nuk përmendet puna e presidentes.
Në asnjërën prej 10 pikave Osmanit nuk i është premtuar posti që ajo po synon ta marrë aktualisht.
Madje as që është përmendur fjala ‘President’ aty.
Marrëveshja e arritur ishte që të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
VV-ja pas certifikimit të rezultateve pritet e vetme t’i krijojë krejt institucionet pasi që deri tash kanë numra të mjaftueshëm, që të zgjedhin Kryeministrin, Kryeparlamentarin e Presidentin.
Mandatari i Qeverisë pritet të jetë Albin Kurti, Kryeparlamentar Glauk Konjufca dhe Presidente Vjosa Osmani, por gjërat mund të ndryshojnë. 
Dihet se tashmë ekziston edhe një kandidatë i pavarur për president Nehat Idrizi, i cili ka shpallur kandidaturën dhe ashtu sikur Palmeri ka kërkuar që të gjitha subjektet politike të jenë prezent për zgjedhjen e presidentit dhe të tregohet pjekuri institucionale se mund të zgjedhen liderë e institucioneve pa ndikime.
"Syri.net", ka kërkuar sqarime rreth kësaj marrëveshje, por sikur nga LV-ja ashtu edhe Lista Guxo nuk janë përgjigjur.
Analisti Blerim Burjani, tha se marrëveshja nuk përmban garancione përfundimtar edhe nuk përmban po ashtu në mënyrë decidive dhënien e këtij posti edhe pse në publik kjo marrëveshje është interpretuar edhe nga vet palët se përfshinë postin e presidentit.
"Duke pas paraysh kohën kur është arrit kjo marrëveshje që nuk është ditur rezultati zgjedhor, tash ka situatë konkrete ku palët nënshkruese duhet të sillen konform ides për qeverisje të përbashkët", tha Blerim Burjani.
Analisti shtoi se duhet të ketë zbatim efektiv të kësaj marrëveshje nëse veç duan të bëjnë ndryshimin e gjendjes në shtet që e kanë proklamuar qe një kohë të gjatë.
Sipas Burjanit garanca për postin e presidentit nuk ka pas, por ka pas angazhim të VV-së për të siguru votat për këtë post të premtuar formalisht, bazuar në rrethana që mund të vijnë në të ardhmen.
"Do të ishte mirë që Vjosa të merr këtë post dhe të shohim performancën e premtuar para qytetarëve gjatë fushatës dhe para fushatës", tha analisti.























