Ramadani thotë se duhet harruar sa më shpejtë humbjen nga Feronikeli
BKT
Sport

Ramadani thotë se duhet harruar sa më shpejtë humbjen nga Feronikeli

"Duhet harruar sa më shpejtë këtë humbje, pas tre ditësh e kemi ndeshjen për Kupë", ka thënë Zekirija Ramadani.

Trajneri i Prishtinës ka komentuar disfatën e klubit që e drejton të shtunën nga Feronikeli. 

"Çdo humbje është e hidhur, por kur ke një periudhë të gjatë me rezultate pozitive, kjo ndikon edhe në aspektin psikologjik. Ndërsa sa i përket ndeshjes, unë mendoj që ishte mjaft e barabartë në një fushë mjaft të vështirë dhe e dinim që në Drenas për t’i marr tre pikë është shumë vështirë. Futbollistët dhanë maksimumin, por ishte meritë e Feronikelit që defensiva e tyre na pamundësoi më shumë duke mos arritur të gjuajmë shumë dhe të rrezikojmë. Gjithsesi, këtë humbje duhet harruar sa më shpejtë, sepse pas tre ditësh e kemi edhe ndeshjen për Kupë ku duhet të fokusohemi te ai takim dhe unë jam i bindur që e kemi eksperiencën e duhur brenda ekipit që ta përballojmë sa më mirë këtë humbje", ka thënë ai.