14:19 / 14.03.2021
Muamed Sejdini rizgjidhet president i Federatës së Futbollit në Maqedoni
Muamed Sejdini është zgjedhur president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë me mandate nga viti 2021 deri në vitin 2025.
Në Kuvend e Rregullt Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë morën pjesë 52 delegatë nga 53 në total dhe të gjithë i dhanë mbështetjen presidentit aktual të “Shtëpisë së Futbollit”.
Zoran Lakoviq nga UEFA mbajti fjalimin e tij para të pranishmëve në Kuvendin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa përmes një video rizgjedhjen e Muamed Sejdinit e urojë edhe presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino.























