Arban Abrashi reagon pas zgjedhjes së Abdixhikut kryetar i LDK’së
BKT
Lajme

Arban Abrashi reagon pas zgjedhjes së Abdixhikut kryetar i LDK’së

Kryetari i ri i LDK’së Lumir Abdixhiku është uruar për zgjedhjen në këtë pozitë nga bashkëpartiaku Arban Abrashi.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, thotë se LDK do të rikthehet fuqishëm.

“Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm ’, shkroi Abrashi në Facebook.

Abrashi ka falënderuar ish-kryetarin Isa Mustafa.

Shkrimi i plotë i Abrashit në Facebook:

LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve,

për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat.

Faleminderoj Kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, për kontributin dhe punën e palodhshme, gjatë mandatit në krye të LDK-së

Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm

Shëndet


MË SHUME NGA Lajme