Interi me fitoren ndaj Torinos përforcon pozitën e parë
BKT
Sport

Interi me fitoren ndaj Torinos përforcon pozitën e parë

Inter po përforcon pozicionin e parë në tabelën e Seria A. Klubi nga Milano ka mposhtur sot Torinon.

Ndeshja e zhvilluar në qytetin me emër si të klubit ka përfunduar me rezultat 2-1 për Interin. 

Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez kanë shënuar për Interin, derisa golin e vetëm për Torinon e ka realizuar Antonio Sanabria. 

Reprezentuesi kosovar Mërgim Vojvoda ka qenë në fushë deri në minutën e 89-të. 

Torino gjendet në pozitën e tetëmbëdhjetë në tabelë.