23:36 / 14.03.2021
Napoli mposht Milanin në "San Siro"
Napoli e ka fituar kryendeshjen e sotme në Serie A.
E ka mposhtur Milanin në udhëtim me rezultat 1-0.
Matteo Politano në minutën e 49-të e shënoi golin e vetëm.
Për Napolin luajti reprezentuesi shqiptar, Elseid Hysaj, por jo edhe ai kosovar, Amir Rrahmani.
Pas kësaj fitore Napoli gjendet në pozitën e pestë në tabelë, derisa Milan vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë.























