Alban Skenderaj i këndon dashurisë së humbur në projektin e ri
Këngëtari ka publikuar këngën e radhës.
Alban Skenderaj ka lansuar një baladë e cila ishte e papritur nga fansat pasi nuk kishte paralajmëruar, shkruan lajmi.net.
“Kush ta ndien ty aromën”, është titulli i këngës të cilën artisti e ka publikuar me videoklip.
Kënga është një baladë e ndjeshme e thjeshtë por domethënëse, që e rrëfen më së miri historinë e një dashurie të humbur.
Për muzikë dhe tekstin e këngës “Kush ta ndien ty aromën” është përkujdesur vet këngëtari, derisa producenti i saj është Lorenc Aliaj.
Ndryshe, artisti i njohur shqiptar publikoi një postim në profilin e tij në Instagram teksa falënderoi të gjithë bashkëpunëtoret që i mundësuan realizimin e këngës.
“Faleminderit te gjithëve për mesazhet, dashurinë dhe mbështetjen në këtë projekt. Projekt qe nuk do realizohej dot pa ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të mi artistë dhe special. Faleminderit fillimisht Ajola Xoxa që krijove dhe drejtove këtë videoklip kaq origjinal. Me gjenialitetin tënd figura i dha fuqinë dhe emocionin që i duhej këngës. Faleminderit Lorenc Aliaj për punën e përkryer. Tregove dhe një herë qe je një producent i mirëfilltë dhe multidimensional. Faleminderit Elgit Doda për mbështetjen tënde të vyer në incizimin e vokaleve dhe solo kitarës. Faleminderit AnimaPictures për profesionalizmin”, ka shkruar Alban Skenderaj.























