Disa mësues në rrethe nuk pranojnë të bëjnë vaksinën ‘AstraZeneca’
BKT
Shqipëri

Disa mësues në rrethe nuk pranojnë të bëjnë vaksinën ‘AstraZeneca’

Ashtu sikundër ishte paralajëmruar, ka nisur këtë të hënë vaksinimi i arsimtarëve edhe në rrethe.

Në Vlorë, e morën injeksionin e AstraZeneca rreth 40 mësues të shkollës 9-vjeçare 24 Maji.

“S’kam frikë. Derisa e ka vendosur shteti dhe eshte ky i fundit qe na mbron, atehere s’kam pse te kem frike. Nuk kam fike. Kam tre muaj qe e kam kaluar.”

Gatishëmrinë për t’u vaksinuar nuk e shprehën të gjithë mësuesit, kjo pasi disa prej tyre e refuzuan dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca. Kjo për shkak të dyshimeve të ngritura në disa vende të botës mbi efiksasitetin e kësaj vaksine.

Ne vazhdojme vaksinimin. Sigurisht perpiqemi te informojme. Eshte zgjedhje e individit”, deklaroi kreu i Epidemiologjisës në Vlorë, Agron Bashllari.

Edhe në qarkun e Lezhës, shumë mësues hezituan të merrnin dozën e parë të injeksionit të kompanisë së AstraZeneca.

Jo te gjithe mesuesit jane shprehur të gatshem per ta bere vaksinen. Nuk i dimë arsyet. Arsyet mund të jenë të ndryshme. ndoshta kanë lëvizur jashtë qytetit si ditë pushimi që është. Dikush tjetër është nejri i ndjeshëm dhe pret si do shkojë me ne të tjerët. Por unë si drejtor i shkollës kam marrë përsipër ta bëj i pari”, deklaroi Bardh Dedgjonaj, drejtor i shkollës "Kolin Gjoka".

Ndërkohë, në Kukës dhe në Pogradec, procesi ka vijuar normalisht. Injeksionin e AstraZeneca e morën dhe 30 të moshuar mbi 90 vjeç në qytetin e Korçës./vp


MË SHUME NGA Shqipëri