“Hysaj larg Napolit? Si të grindesh me të dashurën pas 5 vitesh”
Mario Giuffredi përsërit për të disatën herë se e ardhmja e Elseid Hysajt do të jetë larg Napolit.
Manaxheri i njohur italian e krahason marrëdhënien mes Napolit dhe mbrojtësit shkodran me lidhjen mes dy të dashuruarve, që kanë vendosur të ndahen.
Hysaj larg Napolit? Me 99.9% do të largohet. Është si të kalosh 5 vjet me të dashurën tënde dhe pastaj grindesh me të çdo ditë. Në një moment, nuk mund ta durosh më. Pas shumë vitesh shtrëngo e lësho, është e drejtë që lojtari të shikojë se ku mund të vlerësohet më shumë. Ai ka shumë admirues, të shohim se ku do t’i bjerë fati. Nuk do ta ketë problem të gjejë një ekip. Një futbollist me moshën dhe CV-në e tij është si një çek për çdo klub. Flas shpesh me presidentin De Laurentiis, por rinovimi i Hysajt nuk varet nga unë, as nga lojtari dhe ndoshta as nga ai (presidenti). Do të vazhdoj të kem një marrëdhënie të shkëlqyer me të.”























