Shqipëri Kuvend, miratohen 4 pr/ligje dhe rrëzohet Dekreti i Presidentit
BKT
Shqipëri

Shqipëri Kuvend, miratohen 4 pr/ligje dhe rrëzohet Dekreti i Presidentit

Kuvendi zhvilloi sot seancën plenare ku miratoi 4 pr/ligje dhe rrëzoi një dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kështu sot Kuvendi miratoi me 87 vota pro, 7 kundër dhe 4 abstenim projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” me 92 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore” me 88 vota pro, 11 vota kundër dhe 8 abstenim.

Kuvendi miratoi me 88 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”.

Kuvendi rrëzoi me 83 vota kundër, 3 pro dhe 10 abstenim Dekretin e Presidentit të Republikës, me nr. 11981, datë 26.2..2021, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar”. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri