15:51 / 16.03.2021
Partia Demokratike ridërgon listën e kandidatëve për deputetë në KQZ
Partia Demokratike e Shqipërisë ka ridërguar këtë të martë listat e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi ky organ ia ktheu mbrapsht pasi në përbërjen e tyre konstatoi disa parregullsi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve theksoi se PD-ja në listën e saj kishte më shumë emra për kandidatë sesa e përcaktonte Kodi Zgjedhor dhe nuk ishin respektuar kuotat gjinore.
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi pak ditë më parë në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania konfirmoi se vetëm një parti i kishte depozituar listat sipas rregullores.
Bashkë me PD, KQZ-ja u ka kthyer listat ehde 5 subjekteve të tjera, ku mes të cilave janë PS, Bindja Demokratike, Nisma Thurje, Balli Kombëtar dhe Koalicionit ABPEOK.























