Rita Ora vlerësohet me tre disqe platini nga “Warner Music Australia”
BKT
Magazina

Rita Ora vlerësohet me tre disqe platini nga “Warner Music Australia”

Sukseset nuk kanë të ndalur as për artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Orën.

Bukuroshja, e cila numëron 16 milionë ndjekës në Instagram, tregon se është vlerësuar me tre disqe platini në Australi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në Twitter, e më pas edhe në rrjete të tjera sociale.

Rita Ora (Foto: Instagram)

“Falënderoj ekipin tim të mrekullueshëm të Warner Music Australia. ‘Multi platinum’. Faleminderit për punën e palodhur dhe përkushtimin ndaj meje”, ka shkruar ajo.

“Warner Music Australia” ndërkohë është një kompani muzikore në Australi, e themeluar në vitin 1969.

30 vjeçarja theksojmë se kohëve të fundit është duke qëndruar në Sidnei të Australisë pasi është përzgjedhur si anëtare e jurisë në sezonin e ri të “The Voice Australia”.

Mes tjerash, biondja ka qenë tejet e angazhuar me pjesëmarrje nëpër evenimente të ndryshme. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Magazina