08:53 / 17.03.2021
Gigi Hadid publikon një moment të ëmbël pranë vajzës
Modelja me famë botërore ka shpeshtuar fotografitë me vajzën e saj në rrjete sociale.
Edhe pse ende nuk i ka zbuluar fytyrën për publikun, ajo po ngacmon pak imagjinatën e tyre me fotot që zgjedh t’i postojë.
Sapo ka ndarë një imazh në storien e saj në Instagram teksa shihet duke e mbajtur në gjoks.
Gigi, në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Më e mira” derisa i ka mbuluar fytyrën.
Ndryshe, Gigi dhe Zayn janë bërë prindër të një vajze për herë të parë.
























