09:22 / 17.03.2021
Anwar e uron publikisht Duan për çmimin “Grammy”
Anwar zgjedh fjalët më të mira për Duan.
Këngëtarja e mirënjohur Dua Lipa ka arritur edhe një sukses të ri në arenën ndërkombëtare.
Ajo ka arritur një sukses të ri në “Grammy Awards”, teksa fitoi çmimin për albumin më të mirë pop.
Pasi mori çmimin, Dua është kthyer në shtëpi tek i dashuri i saj, Anwar Hadid, i cili i organizoi asaj pritje madhështore.

Por, nuk mungoi as urimi me fjalët më të bukura për këngëtaren, duke thënë se edhe këtë herë është kthyer me një çmim në shtëpi.
“Vajza çudibërëse e solli një në shtëpi!!! Shkojmë”, ka shkruar ai.























