Tabaku: PD synon reformim të plotë të sistemit të sigurimeve shëndetësore
BKT
Shqipëri

Tabaku: PD synon reformim të plotë të sistemit të sigurimeve shëndetësore

Mirela Tabaku, kandidate e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit tha se një nga pikat kyçe të programit të PD për shëndetësinë është ajo e financimit të sigurimeve shëndetësore.

Sipas saj, nëse vjen në pushtet, PD synon që ky sistem t’i nënshtrohet një reformimi të plotë që do të konsistojë në parimin ‘paraja e ndjek pacientin’.

Mbi bazën e këtij parimi, shpjegoi znj. Tabaku, çdo pacient do të ketë të drejtën e zgjedhjes së klinikës dhe mjekut ku dëshiron të kurohet.

“Secili do bëjë një pagesë të caktuar dhe më këtë kartë të sigurimeve do t’i jepet mundësia që të zgjedhë klinikën dhe mjekun edhe për sistemin publik dhe atë privat dhe në varësi të kërkesës së individit për të shkuar në privat. Nëse dikush do të paguajë një sasi parash edhe nga kjo sasi i duhet të paguhet 100 lekë të reja për një shërbim të caktuar, kjo do të paguhet nga sistemi, nëse pacienti do që shërbimin ta marrë në privat, kjo shumë do t’i quhet dhe duhet të paguajë një sasi parash ekstra”, shpjegoi znj.Tabaku.


MË SHUME NGA Shqipëri