15:53 / 17.03.2021
Katër emra tek Meta për Gjykatën e Lartë
Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi, janë këto 4 emrat që Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka çuar presidentit Meta për 4 vendet e lira në Gjykatën e Lartë.
Emrat e propozuar për pozicionet e lira janë në fushën e të Drejtës Penale.
Me plotësimin e këtyre vendeve bosh, raporton Vizion Plus, gjykata e Lartë shkon në total në 7 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej.
Kandidatët më përpara kishin kaluar vlerësimin etik dhe profesional.
Fillimisht për këto vende të lira aplikuan 8 kandidatë.























