Devolli dhe Drenica ndajnë rrugët
BKT
Sport

Devolli dhe Drenica ndajnë rrugët

Trajneri Bledar Devolli ka dhënë dorëheqje nga Drenica pas humbjes nga Dukagjini.

Drenica sot (e mërkurë) u eliminua nga Dukagjini duke humbur me rezultat minimal 1 – 0.

Së fundmi, Devolli ka konfirmuar largimin nga posti i trajnerit së Drenicës.

Komunikata e plotë e Drenicës pa ndërhyrje:

“Bledar Devolli ndahet me klubin!

Skenderaj – 17-03-2021

Trajneri Bledar Devolli, ka paraqitur dorëheqjen para kryesisë së klubit , pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës sot me shifrat 1:0.

Drejtuesit e klubit kanë aprovuar pasditë dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.

Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe, por këtu ndahen rrugët.  Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës.

Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim”, shkruhet në komunikatë.