Rama: Do bëhet çmos për të intensifikuar vaksinimin
BKT
Shqipëri

Rama: Do bëhet çmos për të intensifikuar vaksinimin

PërmesKryeministri Edi Rama ka theksuar mbrëmjen e sotme se lufta për të çliruar vendin nga pandemia e covid-19 do të vijojë përmes vaksinimit të qytetarëve. një postim në Facebook, kryeministri Rama shkruan se si ai dhe qeveria po bëjnë çmos për vaksinimin për çliruar vendin nga pandemia.

Ai tha se po bëhet çmos që të intensifikohet vaksinimi.

Kryeministri Rama postim në Facebook:

Lufta për t’u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!  Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve…Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t’ia dalim, medoemos.


MË SHUME NGA Shqipëri