Zbulohet pasuria marramendëse e Kanye West
BKT
Magazina

Zbulohet pasuria marramendëse e Kanye West

Sipas një raporti të ri, Kanye West është një miliarder shumëfish.

Artisti dhe stilisti 43-vjeçar tani ka një vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh dhe kjo pjesërisht për shkak të kompanisë Yeezy. Marka tani është në një partneritet me Adidas AG dhe Gap Inc dhe ka një vlerë jashtëzakonisht të lartë prej 3.2 miliardë dollarë dhe 4.7 miliardë dollarë.

Ai gjithashtu ka një bashkëpunim Gap që mund të jetë me vlerë rreth një miliard, plus 122 milionë dollarë në para dhe aksione dhe 110 milionë dollarë nga karriera e tij muzikore, dhe së bashku me të gjitha këto, ai ka një shtesë prej 1.7 miliardë dollarësh në asete.

Ndërkohë, Kanye aktualisht është në mes të procedurave të divorcit me gruan e tij, Kim Kardashian.


MË SHUME NGA Magazina