Avatar rikthen titullin “bllokbasteri më fitimprurës i të gjitha kohërave"
BKT
Magazina

Avatar rikthen titullin “bllokbasteri më fitimprurës i të gjitha kohërave"

Bllokbasteri Avatar rifitoi sërish pozitën si filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave. Kjo ndodhi falë tregut të filmit në Kinë, ku edhe u rilansua.

Ky film fantastiko-shkencor u debutua në vitin 2009 dhe mbajti titullin si filmi më i vlerësuar në box office-n global për një dekadë me radhë, derisa këtë titull e fitoi filmi i Marvell “Avengers: Endgame”  në vitin 2019.

Pas rilansimit të tij në tregun më të madh të filmit në botë, që është në Kinë, shifrat e fitimeve nga ai arritën mbi 2.8 miliard dollarë. Kina kryeson me fitime në tregun e filmit në botë që prej shprthimit të pandemisë.

Regjsori i filmit Avatar, James Cameroon, kësaj radhe fitoi rreth 4 milionë dollarë, thuhet sipas distributorit Walt Disney.

Kjo kompani zotëron të dy filmat, si atë Avatar, ashtu edhe Avengers Endgame.

Regjisori James Cameroon tani është duke punuar në vazhdimësinë e fimit Avatar, më saktësisht në katër filma të tij. Filmi i radhës, i cili u shty disa herë, do të lansohet në dhjetor të 2022-tës. Para lansimit në Kinë, “Avatar” arriti të mbledh rreth $760 milion në SHBA dhe vetëm dy miliard në box office-n botëror.

Sa i përket kinemave kineze, ato janë të hapura që disa muaj, që prej izolimit nga pandemia. Edhe disa prej filmave kinez kanë arritur të mbledhin shuma të konsiderueshme parash në box office.
 


MË SHUME NGA Magazina