Grubi takohet edhe me Haradinajn
BKT
Lajme

Grubi takohet edhe me Haradinajn

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është duke vazhduar takimet me liderët e Kosovës.

Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, Grubi gjatë ditës do të takohet edhe me liderët tjerë të Kosovës.

Ai tani është duke zhvilluar një takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Temë diskutimi në këtë takim është regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, me të cilën Grubi është duke kërkuar ndihmën e liderëve të Kosovës që t’i bëjnë thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në këtë proces.


MË SHUME NGA Lajme