12:02 / 18.03.2021
Akuzat për racizëm në familjen mbretërore, Obama: Lutem për falje
Intervista me Meghan Markle dhe Princit Harry tërhoqi vëmendjen në të gjithë botën dhe shkaktoi reagime publike nga një numër i madh njerëzish të famshëm dhe figura globale – përfshirë tani, Michelle Obama-n, ish zonjën e parë të SHBA-ve.
“Shpresa ime është që, kur të mendojnë për atë që po kalojnë, të mendojne edhe për rëndësinë e familjes dhe thjesht lutem që të ketë falje dhe të ketë qartësi, dashuri dhe vendosmëri në një moment të tillë. Sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja”, tha Obama për NBC News.
Tutje ajo theksoi se kujtimet e Meghan në lidhje me pyetjet për ngjyrën e lëkurës së djalit të saj ishin zemërthyese dhe se ajo shpresonte që përvojat e Meghan të jenë një mësim për botën.























