Van Basten: VAR ka sjellë rezultate të kundërta nga ajo që prisnim
BKT
Sport

Van Basten: VAR ka sjellë rezultate të kundërta nga ajo që prisnim

Një ish-futbollist i madh si Marco van Basten, në intervistën për AS, flet edhe për VAR, që sipas tij ka sjellë rezultate të kundërta nga ajo që pritej.

“Isha në FIFA kur filluam ta studionim këtë instrument. Ideja ishte të korrigjonim gafat e arbitrave, por kemi marrë rezultate të kundërta nga ajo që prisnim. Tani diskutohet për pak gjëra të rëndësishme”, u shpreh Van Basten.