Llapi eliminon Trepçën ‘89, kalon në gjysmëfinale të Kupës
BKT
Sport

Llapi eliminon Trepçën ‘89, kalon në gjysmëfinale të Kupës

Llapi ka arritur të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore 2 me 1 në Mitrovicë duke eliminuar ekipin e Trepçës ‘89.

Fillimisht, Ahmed Januzi realizoi gol për të zhbllokuar shifrat (7′).

Ndërsa, Valmir Veliu arriti të dyfishojë shifrat pasi dribloi edhe portierin kundërshtar (51′).

E tëra që mund të bënte Trepça ’89, ishte goli i nderit i realizuar nga Darwish (72′).