Billie Eilish nuk është më e njëjta, heq dorë nga flokët jeshil
Look-u i pazakontë i Billie Eilish tërhoqi vëmendjen e të gjithëve që në fillimet e karrierës së saj. Flokët jeshile kanë qenë një tipar që e kanë karakterizuar gjithë këto kohë 19-vjeçaren, por tashmë këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik.
Ajo ka debutuar me flokët bjonde platin, një ndryshim që habiti fansat e saj. Billie po shijon periudhën më të artë në karrierën e saj. Së fundmi, ajo u vlerësua me çmimin e rëndësishëm në Grammy Awards, që u mbajt të dielën që lamë pas.
Ajo fitoi çmimin rekordi i vitit për këngën “Everything I Wanted”, duke u bërë kështu shtatë herë fituese e çmimeve Grammy. Në evenimentin e vitit të kaluar, Eilish u bë artistja e dytë në historinë e Grammy-t që përfshiu 4 kategoritë Big: albumi i vitit, rekordi i vitit, kënga e vitit dhe artisti më i mirë i ri.























