Haliti: PDK është unike, kot e kanë disa që tentojnë të ndikojnë në parti
BKT
Lajme

Haliti: PDK është unike, kot e kanë disa që tentojnë të ndikojnë në parti

Nënkryetari i PDK-së dhe deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti ka folur për mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së dhe raportimet se mund të ketë përçarje aty pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Disa nga mediat po përpiqen që të imponojnë diçka në PDK, por ne jemi të përgatitur dhe të mençur që të mos ndikohemi, por kot e kanë. Ne po bëjmë analizat e duhura në parti”, tha Haliti në emisionin “Debat” të RTK-së.

Tutje ai ka folur për situatën me të cilën është përballë PDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke përmendur disa nga pengesat që i kishin.

“Qysh e kemi pasur situatën, sa e kemi mbajt pushtetin, si është situata pas marrjes së kryetarit dhe ish kryetarit të partisë në Hagë dhe çfarë fushate është bërë, kemi një rezultat jo të kënaqshëm. A duhet tash ta shkarkojmë partinë. Unë nuk e bëj përgjegjës Hoxhajn për këtë rezultat. Është kryetar në një peridhë të shkurtër. Kemi bëtë përpjekje të jashtëzakonshme në zgjedhje dhe në fushatë. I kemi bërë të gjitha, por fryma ka qenë e tillë që të fitoi Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, tash PDK-ja duhet të reformohet dhe në zgjedhjet e ardhshme të mposhtët Vetëvendosje.

Duke folur për zgjedhjet e mundshme nëse nuk zgjedhet presidenti i ri deri më 5 maj, Haliti ka thënë se PDK-ja nuk i druhet zgjedhjeve, por kjo i kushton vendit.


MË SHUME NGA Lajme