Moti sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Ditën e premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Reshjet e izoluara të shiut gjatë mesditës me intensitet të ulët do të përfshijnë veriun dhe qendrën e vendit.

Dëborë e dobët parashikohet në lartësitë mbi 800m në veri. Era parashikohet të fryjë verilindje-perëndim e lehtë e hera-herës mesatatre kryesisht përgjatë vijës bregdetare.Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 9°C

zonat e ulëta 1°C deri në 14°C

zonat bregdetare 3°C deri në 14°C/vp


MË SHUME NGA Shqipëri