Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Nesër për ''Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë'', do të flas mysafirja e parë Florentina Dushi,Psikologe.
Ndërsa Arta Gjikolli Loxha,stomatologe, specialist e protetikës stomatologjike, fletë për ''Ditën e Shëndetit Oral".
Po ashtu mysafir në studio do të jetë edhe Berkan Beka, këngëtar i cili fletë më shumë rreth profesionit të tij, shfaqet edhe videoklipi i tij i fundit ''Baba".
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























