Petrit Malaj, kandidat i PS-së në qarkun e Kukësit
BKT
Shqipëri

Petrit Malaj, kandidat i PS-së në qarkun e Kukësit

Kandidati për deputet në qarkun e Kukësit Petrit Malaj deklaroi sot se më mbështetjen e kryeministrit Rama ne do të bëjmë gjithçka sepse ai është njeriu i punës, dhe i mban premtimet.

“Në fakt ndihem i nderuar për fjalët që thatë për mua, dhe kam besim të plotë se ju  Kryeministër, në atë kthim të vështrimit që keni bërë për Rilindjen shqiptare, unë besoj shumë se së bashku ne mund të bëjmë shumë më tepër për këtë vend”, tha Malaj.

“Dhe pikërisht janë këto fjalë që kemi biseduar së bashku që më kanë bërë të ndihem mirë në vendin tim në Tropojë. Jam ndjerë rehat, jam ndjerë komod jo vetëm për mikpritjen por dhe për ato që u kam transmetuar atyre njerëzve fisnik të dashur, punëtorë që presin. Për hir të vërtetës presin që ne të bëjmë shumë më tepër”, tha ai.

Me tej, Malaj shtoi se nuk e kisha menduar se do isha kandidat për deputet. “Ishit ju që më nxitët dhe nga ana tjetër iu përgjigja me dëshirë kësaj ftese sepse mendoj se së bashku mund të ndryshojmë, mund të bëjmë shumëçka për Tropojën, për Kukësin dhe për Hasin”.

“Fatmirësisht unë kam gjetur atje njerëz punëtorë, edhe në bashki edhe në struktura të tjera të cilët kanë mirëpritur kandidaturën time dhe së bashku mendojmë që do të arrimë atë rezultat që ne presim”, vijoi Malaj.

“E gjitha ka për të shkuar në atë hullinë tonë falë përkushtimit dhe përgjegjësisë. Në fakt unë i kam hyrë kësaj gare vetëm për të marrë përgjegjësi, për asgjë tjetër dhe u kam kërkuar pikërisht atë që ju thatë, që unë do shkoj dhe do flas me miqtë e mi për dy-tre gjëra që janë shumë të rëndësishme, por në fund të fundit duam mbështetje dhe ju ma keni premtuar dhe jam ballëhapur në fakt”, tha Malaj.

“Ju kam thënë se nesër do vij përsëri këtu dhe nëse unë marr përsipër së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë të bëjmë këto gjëra që bisedojmë, këto shqetësime që i keni, unë po ju them se ne do t’i bëjmë dhe jam besimplotë për këtë”, tha Malaj.

“Jam besimplotë sepse unë ju quaj ju njeriun e punës, nuk ju quaj vetëm njeriun e fjalës paçka se dhe fjalën e artikuloni në mënyrë të shkëlqyer, por mbi të gjitha ju jeni njeriu i punës. Dhe unë dua të jem aty pas jush për të bërë ato që mundem të bëj për të mirë të atyre njerëzve për të mirën e qarkut të Kukësit, për Kukësin, Hasin për Tropojën. Kështu të jam mirënjohës ju dhe qytetarëve për mbështetjen që do na japin dhe i siguroj se asgjë nuk do të shkojë dëm, ne do të jemi mendja dhe krahu i tyre. Ne do jemi vetëm mbështetësit e tyre”, tha në fund Malaj. /atsh

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri