APN, tubime masive një javë para zgjedhjeve
Kryetari i Preshevës dhe APN, Shqipërim Arifi, është duke mbajtur tubime masive me qytetarë, vetëm një javë para mbajtjes sē zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë qytet.
Komuna e Preshevës për të katërten herë me rradhë po mban zgjdhje të jashtëzakonshme, në një hark kohor prej katër vjetësh, pasi koalicioni APN dhe LRPDShu prish nga dalja prej koalicionit e Sami Salihu me partinë LRPDSH.
Ai së bashku me partitë opozitare synoi të votohet për kryetarë të Preshevës dhe shkarkimin e kreut të APN, gjë të cilën nuk e arriti.
Në zgjedhjet e jashtezakonshme të 28 marsit 2021 në Komunën e Presheves kandidojnë gjithsej shtatë subjekte politika, prej tyre 6 shqiptare.
"Tërrnava është vendlindja e të parëve të mi dhe vendi ku për herë të parë filluam procesin e ndryshimit duke themeluar ALTERNATIVËN Për Ndryshim.
Jam falenderues për qytetarët e fshatit tim të cilët më dhanë respektin dhe përkrahjen e pa kusht drejt procesit të rëndësishëm të ndryshimit.
Bashkë me ta në krah dhe shumë qytetarë të tjerë do ta bëjmë të mundur ndryshimin e madh të 28 Marsit", shkroi kryetari Shqiprim Arifi në facebook e tij.

























