12:43 / 21.03.2021
Solskjaer “harron” Sanchon, e do talentin e Wolves
Në një krizë të tillë financiare blerja e Jadon Sancho nga United është thuajse e pamundur.
Solskjaer e do me patjetër një anësor dhe duket se tashmë është përqendruar te alternativat.
Trajneri norvegjez pëlqen shumë karakteristikat e Pedro Neto. Talenti 21-vjeçar prej dy sezonesh është pjesë e Wolverhampton dhe po bën shumë mirë, duke u futur në listën e talenteve më të mirë të Premier League.
United mund të sigurojë shërbimet e tij për një shifër prej rreth 50 milionë euro, e përballueshme për financat e tyre.
Fakti që mund të luajë në të dy krahët dhe si 9-sh fals e bën Neton të jetë shumë i pëlqyer. Luzitani numëron 5 gola dhe 4 asiste këtë sezon.























