18:44 / 21.03.2021
Rama jep detaje nga vaksinimi i mjekëve kosovarë në Kukës
Vazhdon në Kukës vaksinimi i mjekëve nga Kosova.
Edhe sot në Kukës po vazhdon vaksinimi kundër Covid-19 i mjekëve nga Kosova.
Gjatë ditës së sotme u vaksinua grupi i dytë me 200 persona.
Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
“Jena një. Ka vazhduar sot në Kukës vaksinimi i grupit të dytë prej 200 bluzash të bardha të Kosovës”, ka shkruar Rama.























