Pas dy vitesh lidhjeje, Bella Thorne fejohet me Benjamin Mascolo
BKT
Magazina

Pas dy vitesh lidhjeje, Bella Thorne fejohet me Benjamin Mascolo

Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo janë fejuar pas dy vitesh lidhjeje. Lajmin e ka bërë me dije vetë partneri i saj përmes një postimi në rrjete sociale. Ata shiheshin duke u puthur dhe përqafuar, ndërsa vinin në pah dhe unazën prej diamanti.

“Ajo tha PO @bellathorne”, shkroi Mascolo krahas fotove. “Faleminderit që je kaq e mrekullueshme. Të dua shumë. Yaay do të martohemi. Do të festojmë në Itali dhe Amerikë.”, tha më pas Mascoli në një video në Instastory.

Thorne dhe Mascolo u lidhën për herë të parë në Prill 2019, vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi ndarjen nga Mod Sun. Në qershor të atij viti, ata konfirmuan publikisht romancën e tyre ndërsa në shtator, dyshja debutoi në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Oldenburg në Gjermani. 


MË SHUME NGA Magazina