Edhe Basha si Rama, publikon libër n`prag të zgjedhjeve
"Misioni im" - letër e hapur popullit shqiptar
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur të flasë në librin e tij edhe për kundërshtarin politik, Edi Rama duke komentuar mënyrën e tij të të bërit politik.
“Një farë reflektimi për atë që ka ndodhur dhe pse e shoh normalizimin si një urgjencë, dhe besoj se mund ta arrijmë këtë. Instrumentet që njeriun e shndërron në kriminel është projeksioni, që atë që të kanë bërë njerëzi ty, ua bën ti njerëzve. Është njësoj me bulizmin, pra bulzimi politik “atë që më ka bërë duhet t’ia bëj”, kjo politikë duhet të marrë fund, duhet t’u kthehet qytetarëve dhe gjëja e parë është që të ndërpresim këtë cikël të projeksionit, duke sikur ka diçka për t’u hakmarrë me çdo shqiptarë, si një hakmarrje e vazhdueshme. Politika do dashuri për njerëzit dhe veten, për vendin, një fytyrë njerëzore dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse shkruajtja një libër. E ndjeva, erdhi dhe koha se ishte momenti për të shprehur diçka që për nga natyra e kam pasur ta vështirë. Pse e shoh si mision, çfarë më mban përballë agresionit të qytetarëve, pse besoj që Shqipëria do ketë sukses”, tha Basha.
Lulzim Basha ka prezantuar librin “Misioni im”, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit ku ndër të tjera rrëfeu një pjesë të cilën tha se nuk e ka përmendur në libër ishte fitorja e parë e PD, ku Basha tha se bashkëshortja e tij, Aurela u përlot por dhe shprehur frikën e saj nga gjithë ky gëzim i njerëzve se mos zhgënjeheshin.























