Shala: Si nuk i ra ndërmend Kurtit t’i përmend veteranët e UÇK-së
BKT
Lajme

Shala: Si nuk i ra ndërmend Kurtit t’i përmend veteranët e UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për ekspozenë e Albin Kurtit, si kryeministër në ardhje, tha se aty janë harruar të përmenden gjëra substanciale.

“Në espozinë që ju zoti Kurti prezantuat nuk e gej asnjë fjalë për sektorët më vital të vendit, për industrinë nuk e gjen asnjë fjalë, për tregtinë, për infrastrukturën, sepse infrasturktura nuk është vetëm rrugë”, ka thënë Shala.

Sipas tij, pyetja logjike ëshëtë se çfarë zhvillimi pritet nga kjo qeveri kur nuk ka program qeveritar.

Tutje ai ka folur edhe për procesin e privatizimit, duke thënë se qeveria në ardhje nuk ides ë si do të veprohet tutje.

Shala kritikoi Kurtin edhe për veteranët e UÇK-së dhe invalidët e luftës.

“Si nuk iu ra ndërmend fare për veteranët e UÇK-së, për invalidët, për skemat sociale. Besoj se është gabim i juaj teknik dhe do ta plotësoni, sepse ju koxha shumë keni trumbetuar për këto kategori. Ne do të jemi të gatshëm ti plotësojmë dhe ti trajtojmë bashkë”, tha Shala.

Ai tutje tha se Kurti dhe VV-ja tjetër gjë kanë thënë dhe tjetër gjë kanë prezantuar sot. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme