Kurti në ora 10:00 merr edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit
BKT
Lajme

Kurti në ora 10:00 merr edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, sot do të pranojë detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti. Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në orën 10:00.

Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur, ish-zëdhënësja e Qeverisë Antigona Baxhaku.

“Pranim-dorëzimi I detyrës do të bëhet në ora 10:00”, ka thënë ajo për Front Online.

Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.

Kurti ishte kryeministër edhe më 2020, nga shkurti deri në qershor, kur u pasua nga Hoti.

Ndërkohë, Hoti ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës dhe se do ta njoftojë Kurtin me gjitha punët që sipas tij janë bërë apo kanë ngelur në gjysmë.


MË SHUME NGA Lajme