U hedh shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës
BKT
Sport

U hedh shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Prishtina, Llapi, Istogu dhe Dukagjini janë skuadër që ia kanë dal të mbesin në garë për trofeun e Kupës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në shortin e hedhur, spikat përballja Prishtina – Llapi, derisa Dukagjini do të takohet me Istogun.

Shorti i gjysmëfinaleve:

Dukagjini – Istogu

Prishtina – Llapi.

Ndeshjet e para zhvillohen me 7 prill 2021, kurse kthyeset me 21 prill 2021.