Dokumentari i HBO Max me detaje për vdekjen e aktores Brittany Murphy
BKT
Magazina

Dokumentari i HBO Max me detaje për vdekjen e aktores Brittany Murphy

Murphy dhe burri i saj vdiqën nga i njëjti shkak brenda një kohe të shkurtë.

Vdekja e papritur e aktores në moshën 32 vjeçare, e ndjekur nga afër nga vdekja e burrit të saj, ka shkaktuar një dekadë spekulimesh dhe teorish komploti.

Vdekja tragjike e Brittany Murphy në 2009 ishte sa misterioze aq edhe e papritur.

Aktorja vdiq në moshën 32 vjeçare, për shkak të një kombinimi të pneumonisë, një mungesë hekuri dhe “helmimit të shumëfishtë të ilaçeve”.

Burri i saj, Simon Monjack  vdiq disa muaj më vonë. Ai po ashtu vuante nga pneumonia dhe anemia e rëndë.

Vdekja e saj ka shkaktuar një dekadë spekulimesh dhe teorish konspirative dhe tani është vendosur të hulumtohet si pjesë e një dokumentari të ri të HBO Max.

 

Dokumentari me dy pjesë, aktualisht pa titull, do të ofrojnë një portret të thellë dhe intim të jetës dhe karrierës së Murphy, si dhe vdekjen e saj të parakohshme.

 

Sipas Deadline, ajo “do të shkojë përtej teorive dhe titujve të konspiracionit” dhe do të shfaqë pamje të reja arkivore dhe intervista nga ata që janë më afër Murphy.

“Dokumentari për Brittany Murphy prek titujt e mediave me një përshkrim të ngritur dhe të hijëzuar të një historie të bujshme,” tha Jennifer O’Connell nga HBO Max, në një njoftim për shtyp.


MË SHUME NGA Magazina