16:59 / 23.03.2021
Bebe Rexha ndan fotografi nga bashkëpunimi ‘Puma x Bebe’
Bebe Rexha po bashkëpunon me markën e njohur Puma.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore po korr suksese jo vetëm në botën e muzikës.
Ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka bashkëpunuar me markën e njohur Puma të atleteve dhe veshjeve sportive për një koleksion ‘Puma x Bebe’.
Këngëtarja shihet e veshur me rroba sportive mjaft me stil dhe atlete të bardha të cilat sigurisht se Bebe i ka dizajnuar së bashku me markën e njohur.
Bebe Rexha për momentin po shijon suksesin e këngës “Sacrifice” e cila po pëlqehet nga publiku mjaft shumë.























