Berisha: Ndeshja ndaj Lituanisë me rëndësi për ritmin tonë
BKT
Sport

Berisha: Ndeshja ndaj Lituanisë me rëndësi për ritmin tonë

Futbollisti kosovar Valon Berisha ka thënë se ndeshja me Lituaninë është me rëndësi përpara ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Ai ka folur në konferencë për shtyp. 

 “Këto tri ndeshje janë shumë të rëndësishme. Nuk kemi luajtur bashkë qe një kohë të gjatë, do të mundohemi të kthehemi në ritëm. Do t’ia nisim nga zeroja vitin 2021. Është loja e parë, miqësore, do të mundohemi të marrim entuziazëm para dy ndeshjeve të tjera, të cilat janë shumë më të rëndësishme”,ka thënë Berisha.