23:22 / 23.03.2021
Shoqata e Gastronomëve fton Kurtin për bashkëbisedim: Nuk duam protesta
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka ftuar për bashkëbisedim qeverinë e sapoformuar, për të cilën kanë thënë se e kanë premtuar një gjë të tillë.
Kllokoqi, me anë të një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se duan ta kursejnë në ditët e para me protesta e zhurmë Qeverinë Kurti, teksa ka kërkuar bashkëpunim nga ta.
“Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta. Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojmë”, thuhet në postim.























