Elisabeta Imeraj përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
BKT
Shqipëri

Elisabeta Imeraj përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës këtë të mërkurë do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për vlerësimin e figurës së saj.

Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi unanimisht përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Pas verifikimeve nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, anëtarët e KLP vendosën unanimisht që t’i lejojnë kandidatët për të vijuar procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë.

Në KPK, procesi i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Roland Ilia.

Elisabeta Imeraj në vitin 2018, u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës./ abcnews.al/


MË SHUME NGA Shqipëri