13:47 / 24.03.2021
Ambasadori i BE-së kërkon që Kuvendi të punojë me agjendë europiane
Szunyog pret nga Konjufca miratimin e legjislacionit të nevojshëm.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me kryeparlamentarin, Galuk Konjufca.
Szunyog ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të punojë për agjendën e BE-së dhe të miratojë legjislacionin e nevojshëm.
Postimi i plotë:
Ambasadori Szunyog shkëmbeu mendime me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca sot. BE pret që Kuvendi i Kosovës të fillojë të punojë në mënyrë efektive në agjendën BE-së dhe të miratojë legjislacionin e nevojshëm, për mirëqenien e popullit të Kosovës.
























