Rihanna me kombinim perfekt të dukjes merr gjithë vëmendjen në Los Angelos
BKT
Magazina

Rihanna me kombinim perfekt të dukjes merr gjithë vëmendjen në Los Angelos

Ajo bleu rezidencën 13.8 milion dollarë në fillim të këtij muaji.

Rihanna qartë po shijon jetën në kryeqytetin e famshëm të botës.

33 vjeçarja, doli për darkë në Nobu në Hollywood me miqtë të martën në mbrëmje e cila mori vëmendje me dukjen.

Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur kishte zgjedhur një veshje elegante për mbrëmje duke zgjedhur një fustan të cilin e shoqëroi me çizme, xhaketë dhe telefonin që mbante në dorë.

Flokët e saj u modeluan në pjesën lart të kokës teksa mbante një maskë të zezë për fytyrën ndërsa mbërriti në restorant.

Ndërkohë, Rihanna po kërkon të zgjerojë perandorinë e saj të modës dhe bukurisë me sukses fenomenal.

Ajo kohët e fundit paraqiti dokumente ligjore për të prodhuar një varg produktesh për kujdesin e flokëve nën emrin Fenty Hair.

Aplikimi gjithashtu thekson në mënyrë specifike se linja e re e produktit do të përfshijë shampo për  zbokth jo-mjekësore, locione për rivendosjen e flokëve dhe shkëlqim të flokëve, si dhe mjete relaksuese, drejtues dhe depilime, përgatitjet e ngjyrosjes së flokëve.

 


MË SHUME NGA Magazina