Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi uron Konjufcën
BKT
Lajme

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi uron Konjufcën

Kryetari i Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, i ka dërguar një telegram kryeparlamentarit Glauk Konjufca, nëpërmjet të cilit e ka uruar për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ne jemi besimplotë se shumica e re parlamentare do të angazhohet në shërbim të vendit, e po ashtu do të tregojë kujdes të veçantë edhe ndaj shqiptarëve në trojet e veta në Mal të Zi dhe rajon”.

“Shpresojmë shumë që në një të ardhme të afërt do të kemi bashkëpunim institucional ndërmjet Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Për çështje në interes të shqiptarëve në të dy shtetet”, ka thënë mes tjerash Nika.


MË SHUME NGA Lajme