18:59 / 24.03.2021
Halle Berry rikthehet në Netflix për filmin “Our Man From Jersy
Aktorja e njohur, Halle Berry, tashmë do të jetë sërish në përmbajtjen e filmave të Netflix.
Ajo së bashku me aktorin Mark Wahlberg do të luajnë në filmin “Our Man From Jersy”, që do të jetë i zhanrit ‘spy thriller’, shkruan Daily Mail.
Asnjë regjisor për momentin nuk është duke u marrë me punën e xhirimeve, andaj nuk i dihen shumë detaje për të.

Derisa nuk ka detaje as për rolet e dyshes, historia do të përshkruhet sikur ‘jaka e kaltër e James Bond’.
Wahlberg në anën tjetër do të merret edhe me produksion, së bashku me partnerin e tij, Steven Levinson.

Këta të fundit kishin treguar sukses të madh në filmin “Spenser Confidential”, i transmetuar po ashtu në Netflix.























