20:33 / 24.03.2021
Ndahet nga jeta ish-Komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi
Pikërisht në një datë shumë të shënuar të Kosovës, 24 mars ka ndërruar jetë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Esat Krasniqi.
Krasniqi ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar shumë bashkëluftëtarë të dikurshëm dhe miq të tij.























