Izraeli merr 3 fëmijë me probleme shëndetsore nga Kosova për shërim
BKT
Lajme

Izraeli merr 3 fëmijë me probleme shëndetsore nga Kosova për shërim

Pa kaluar një javë nga vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jorusalem, shteti i Izraelit ka vendosur ti marre 3 fëmijē nga Kosova për ti shëruar në këtē vend. Lajmin e ka bërē tē ditur Ambasadorja e Kosovës në këtë vend, Ines Demiri. Shërimi i tyre do të jetë falas.

Lexojeni postimin që bëri para pak orësh Ambasadorja e Kosovës në Jorusalem, Ines Demiri. 

Sot zhvillova një takim të rëndësishëm dhe të frytshëm me z. Simon Fisher, Drejtor Ekzekutiv i organizatës humanitare “Save a Child’s Heart” me seli në Holon të Izraelit, dhe me Ambasadorin Dan Oryan - Drejtor pranë Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit. 

E mirëprita kërkesën e z. Fisher dhe ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael. 

Falënderoj z. Simon Fisher, ambasadorin Dan Oryan dhe Shtetin e Izraelit për ndihmën e ofruar për shërimin e fëmijëve tanë dhe për gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat mes shteteve tona", tha ambasadorja e Kosovës përmes një postimi. 

Sipas saj, ky është vetëm fillimi pasi projekte të natyrave të tilla apo të fushave tjera do të realizohen në vijim.


MË SHUME NGA Lajme